Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet për tentativë vrasje.
Ai plagosi me thikë një 41-vjeçar pas një debati mes të dyve në Artenë, më 4 nëntor.
Ngjarja u denoncua nga italiani, ndërsa i plagosuri u transportua fillimisht në spitalin Colleferro dhe më pas në spitalin Spallanzani në Romë, ku iu nënshtrua dy operacioneve.