Ditën e sotme u arrestua një 46-vjeçar në Malësinë e Madhe me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
46-vjeçari me iniciale E.P., banues në fshatin Grudë Fushë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Firences e akuzonte 46-vjeçarin për veprën penale “Dhunë në familje”.
Ndërkohë po pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.