Anija Libra është nisur përsëri drejt Shqipërisë për të transportuar emigrantët në kampin e Gjadrit dhe po pritet që të arrijë nesër në mëngjes.
Sipas la Repubblica, në bordin e anijes ndodhen tetë emigrantë. Në fillim ishte planifikuar që të ishin nëntë emigrantë që do të silleshin në kampin e Gjadrit, por njëri ishte me orgjinë nga Bangladeshi dhe u gjykua se ishte shumë e moshuar e me shëndet të dobët.
Anija “Libra” ka një kapacitet për transportin e rreth 200 pasagjerëve.