Pasditen e djeshme një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Patra, në Greqi, pasi u kap me një sasi të madhe droge dhe armë.
Gjatë kontrollit në tre banesat u gjetën dhe u sekuestruan 30 kilogram marijuanë, 80 gramë kokainë, 1 armë zjarri dhe një peshore elektronike precize.
Gjithashtu në një nga banesat u gjet dhe një bullgare, e cila u arrestua.