Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e “Don Bosko” në Tiranë, rreth orës 19:50 të së martës, duke shkaktuar thyerjen e xhamave në katin e tretë të një banese private.
Policia është njoftuar nga qytetarët dhe ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka zbuluar se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një shtëpie në ndërtim, e cila është në pronësi të shtetasit A.B.
Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga lëndë plasëse ose piroteknike. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në objektet përreth.