Donald Trump në fjalimin e tij tha se do ti japë fund luftërave në mbarë botën. Në lidhje me këtë ka reaguar Hamasi pas fitores së Donald Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyrtari i lartë i Hamasit në agjensinë e lajmve në Reuters tha se këto pretendimet e Trump do të vihen në provë, por si fillim duhet të “mësojë” nga “gabimet” e Joe Biden, i cili ka mbështetur Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit.
Gjithashtu ai tha se humbja e dukshme dërrmuese e demokratëve këtë mëngjes është çmimi natyror për “qëndrimin kriminal” të udhëheqjes së tyre në Gaza.