Donald Trump në fjalimin e tij të fitores përmendi edhe atentatet që ju bënë atij gjatë fushatës.
Trump tha se “Zoti i shpëtoi jetën për një arsye dhe arsyeja ishte për të shpëtuar Amerikën”. Ai u shpreh se do ta përmbushim të gjithë bashkë këtë mision.
“Nuk do të jetë e lehtë, por do të luftoj deri në pikën e fundit të energjisë për të shpërblyer besimin që më keni dhënë. Kjo është puna më e rëndësishme në botë. E bëra në mandatin e parë, bëra premtime dhe i mbajta. Sërish nuk do të më ndalojë asgjë që të mbaj premtimet e mia. Është koha që të lëmë pas krahëve ndasitë tona sepse kemi treguar që jemi të suksesshëm kur jemi të bashkuar. Do t’ia nisim duke e vënë Amerikën të parën, nuk do ju zhgënjej. Do ta bëjmë vendin më të sigurt dhe më të fortë se kurrë më parë”, mbylli fjalimin e tij Donald Trump.