Mbrëmjen e djeshme një 21-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin Pestovë të Vushtrisë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Prushtinë-Mitrovicë, ku 21-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe si pasojë ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Si pasojë e plagëve të marra 21-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.