Princ Dobroshi i njohur me nofkën “Peshkaqeni” i arrestuar që nga dhjetori i vitit 2023, po ekstradohet drejtohet Gjermanisë, ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.
Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij nga Shqipëria, Olsi Syziu, janë subjekte të hetimit pasuror nga SPAK.
Më 29 mars të këtij viti SPAK ka sekuestruar 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.