Policia në Korçë ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar shtatë të tjerë pasi organizonin lojëra fati në mënyrë të paligjshme në një lokal.
26-vjeçari A.M., administronte lokalin dhe u arrestua së bashku me 38-vjeçarin E.K. dhe 21-vjeçarin M.S.
Ndërsa shtatë të tjerët R. I., 25 vjeç, K. L., 20 vjeç, F. K., 30 vjeç, E. M., 30 vjeç, D. B., 36 vjeç, E. Sh., 28 vjeç dhe K. K., 49 vjeç, u proceduan penalisht pasi u kapën duke luajtur lojëra fati në lokal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë për lojën e pokerit, 3 valixhe me çipsa, 6 pako me letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.