Kryetari i Federatës Peruane të Futbollit (FPF), Agustín Lozano Saavedra, u arrestua të enjten, pasi dyshohet të ketë udhëhequr një grup kriminal të njohur si “Los Galacticos.” Arrestimi i tij pasoi një bastisje në shtëpinë e tij në lagjen San Borja të Lima-s, ku Policia Kombëtare e Peru shpalli edhe një seri arrestimesh të tjera.
Në kuadër të hetimeve, janë arrestuar gjithashtu shtatë persona të tjerë, përfshirë drejtorë klubesh futbolli dhe punonjës të Federatës. Ata përfshijnë: Karen Mandriotti, presidente e klubit Academia Cantolao; Sabrina Martin Zamalloa, sekretare e Federatës; dhe Jean Marceal Robillar, ish-sekretar i Federatës, si dhe disa persona të tjerë që mbajnë pozita të larta në ligat dhe klubet e futbollit në Peru.
Një urdhër gjykate ka kërkuar paraburgim prej 15 ditësh për Lozanon dhe të arrestuarit e tjerë, ndërkohë që hetimet për organizatën kriminale vazhdojnë.