Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare ku pritet edhe rikthimi i deputetëve të opozitës të cilët ishin të përjashtuar.
Në këtë seancë do të diskutohet projektligji “për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023”.
Gjithashtu edhe projektvendimi për “caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe do të shqyrtohet edhe projektvendimi “për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit.