Shtatë emigrantët ilegalë, të sjellë mëngjesin e sotëm në Lezhë, janë nisur mbrëmjen e sotme drejt kampit të Gjadrit.
Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, duke qenë nën kontrollin e autoriteteve italiane dhe shqiptare. Një tjetër emigrant, nga grupi i mbërritur, do të kthehet drejt Italisë, por arsyet për këtë kthim nuk janë bërë ende të ditura.
Ky transport i emigrantëve është pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali për trajtimin e refugjatëve ilegalë të kapur në ujërat italiane.