-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rënia e murit të Berlinit frymëzim për shqiptarët, por sot kemi një diktaturë të re

Kryesoret

Lideri i opozitës, Sali Berisha, komentoi sot rënien e Murit të Berlinit, duke theksuar se ngjarja historike ishte një frymëzim për shqiptarët dhe veçanërisht për rininë, e cila më 2 korrik 1990 zhvilloi një “betejë epike” kundër diktaturës.

Ai kujtoi se Shqipëria, pas përpjekjeve të rinisë studentore, arriti të shembte “Murët e saj” dhe të rivendoste pluralizmin politik dhe zgjedhjet e lira, për të çuar vendin drejt demokracisë.

Berisha: Padyshim që rënia e Murit të Berlinit ishte frymëzim edhe për shqiptarët, por mbi të gjitha frymëzim për të rinjtë shqiptarë, të cilët zhvilluan më 2 korrik të vitit ’90 një betejë epike me diktaturën. Shembën në Tiranë ‘Murin e Berlinit’.

Dhe më pas, do të ishte rinia studentore ajo që do të shkatërronte përfundimisht përpjekjet e dikaturës për të ngritur dhe për të mbajtur në këmbë këtë mur.

Në revolucionin e saj demokratik të vitit ’90 rivendosi pluralizmin politik në Shqipëri dhe me zgjedhje të lira do përmbysej diktatura më staliniste e Europës.

Në 22 mars të ’92 do të fitonte opozita shqiptare!

Të dashur miq, rënia e Murit të Berlinit, revolucioni demokratik i vitit 1989 në vendet e Europës ish-komuniste, revolucioni demokratik, i fundit i vitit ’90 në Tiranën staliniste ishin zhvillime epokale, zhvillime që ndanë epokat.

Por Shqipëria sot kremton këtë ngjarje në një diktaturë të re. Shqiptarët sot kanë përpara një mur krimi, vjedhjeje, droge, korrupsioni.

Ndaj edhe, kjo ngjarje le të jetë një frymëzim i madh, para së gjithash për të rinjtë shqiptarë. T’i provojnë vetes, kombit, por edhe njerëzve të lirë në Europë dhe në botë se ata nuk pajtohen kurrë me narkodiktaturat.

Se ata në një betejë epike, në regjimin pushtues më të egër që kanë njohur në histori shqiptarët do të përmbushin misionin historik, do rikthejnë Shqipërinë në rrugën e demokracisë, prosperitetit, integrimit, në rrugën e interesave kombëtare të shqiptarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit