Pasi u shkarkuan paraditen e sotme në portin e Durrësit, kontejnerët me mbetjet e dyshuara të rrezikshme u vendosën në afërsi të Kampusit Universitar në afërsi të fshatit Shën Vlash, në një hapësirë toke të menaxhuar nga “Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar”, e cila është përshtatur dhe monitorohet nga kamera. Anija “Moliva” qëndronte prej disa ditësh në radën e portit të Durrësit dhe u ankorua në kalatën numër 6 të portit mëngjesin e së premtes.
Ankorohet anija në Durrës, shkarkohen plehrat e dyshuara të rrezikshme