-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita para bashkisë, Teliti: Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë

Kryesoret

Opozita protestoi edhe sot përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Erion Veliajt. Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti u shpreh se aksioni nuk do të ndalet por do të vazhdojë kundër Veliajt.

Rezistenca jonë tashmë është bërë simbol në çdo bisedë familjare, qytetare, takime apo tryeza flitet për këtë qëndresë të qytetarëve të Shqipërisë deri në largimin e Veliaj, Ballukut e shefit të tyre politik, Edi Ramës.

Ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në  rugë e Shqipërisë apo para bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Nuk u mjaftuan me këtë vit, që grabitën e vodhën 12 milion euro me një incinerator që nuk ekziston, por vitin që vjen do vjedhin 13 milionë euro.

Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.

Ndërkohë për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike zero fonde shtesë, zero shtesë për familjet që në gjirin e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar.

Kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë’ tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit