-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spaho ‘gozhdon’ Ballukun: Rrugë të florinjta, 450 mln Euro Thumanë-Kashar

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho kishte akuza të forta ndaj zv/ kryeministres Belinda Balluku gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2025 në Komisionin e Ekonomisë.

“Dje diskutuam buxhetin faktik 2023, këtu sot po flasim për investimet publike 88% janë realizuar në 2023 dhe është rezultati më i dobët i 4 viteve të fundit dhe në këtë pjesë Ministria juaj ka pjesën e luanit, më pas investimet e huaja vjet 54% rezultati më i dobët që nga 2009 dhe të ketë shpresë që të gjitha këto që po thoni do realizohen.

Po evidentojnë 2 probleme, kostot e rrugëve jo me kot themi rrugë të florinjta, 450 mln euro Thumanë-Kashar me 21 km. E bëtë tenderin e tunelit të Llogarasë, e shpallet kompaninë fituese, anuluat tenderin, e ribëtë me 50 mln euro më shumë” i tha Spaho.

Zv/ kryeministrja i tha se po gënjen. “The dy gënjeshtra. Unë po të njoftoj që seriozisht këtë radhë kjo nuk është foltorja e katit të 11-të nëse ti nuk do tërhiqesh dhe do thuash i kam gabim informacionet si 450 mln euro Thumanë-Kashar, si dhe për tunelin e Llogarasë, të betohem, unë do ta çoj në kallëzim penal” i tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit