Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka dhënë lajmin që një ndërhyrje e kompleksit të lartë është realizuar nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Rajonal Memorial Fier tek një paciente 55-vjeçare.
“Falë bashkëpunimit mes shërbimit ambulator dhe kirurgjisë së përgjithshme, u krye me sukses ndërhyrja kirurgjikale, ku u realizua Pannikulektomia dhe korrigjimi i laparocelës, në një ndërhyrje të vetme kirurgjikale.
Mirënjohje ekipit të mjekëve: kirurgëve dr. Alti Haxhiu dhe dr. Mario Shehu, si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes, Xhesi Hoxha, Migena Danaj, Gamze Celik dhe Edmira Narkozia”, shkruan Rama.