Blogerja e njohur Sara Karaj, e cila mori pjesë edhe në edicionin e “Dancing with the Stars” ka zbuluar se po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore.
Sara ka ndarë një rrjetin e saj në Tik Tok disa foto ku tregon se këtë periudhë po kalon një sfidë shëndetësore. Në postim në fund fare shikohet një foto e skanerit të kokës.
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të ‘lëshohemi’ që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”, shkruan Sara Karaj.