-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre deputetë të opozitës italiane vizitojnë kampin e Gjadrit: Këtu duket si burg

Kryesoret

Ditën e sotme tre deputetë të opozitës italiane kanë mbërritur për të vizituar kampin e Gjadrit. Tre deputetët ishin Rachele Scarpa dhe Andrea Casu të Partisë Demokratike dhe Alfonso Collucci i “Lëvizja 5 Yjet”.

Ata hynë në kampin e Gjadrit dhe kërkuan që të vizitonin emigrantët që erdhën ditën e premte nga anija “Libra”.

Deputeti Alfonso Coolucci hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Meloni për shpërdorimin e taksave të qytetarëve italianë dhe e cilësoi kampin e Gjadrit si një burg.

“Donim t’i takonim dhe besoj se sot pasdite do jetë e mundur. Jemi në një zonë militare, jemi këtu jashtë dhe kemi këto mure tepër të larta. E vetmja gjë pozitive që shoh këtu në kamp janë operatorët e shumtë të policisë, që përcjellin këtu brenda na kamp jo vetëm profesionalizimin, por edhe humanizmin e Italisë. Këtu të duket sikur je jashtë humanizmit, tha deputeti Alfonso Colluci.

Ndërsa deputetja Rachele Scarpa tha se një nga emigrantët e kthyer mbrapsht kishte pasur probleme psikike, ndërsa pyeti se si ishte e mundur që ai ishte nisur nga Italia në atë gjendje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit