Atalanta regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, pasi mposhti Udinese-n me rezultatin 2-1. Berat Gjimshiti e nisi ndeshjen si titullar, por u zëvendësua në minutën e 25-të për shkak dëmtimi.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, pas golit të shënuar nga Kamara në minutën e tretë të shtesës. Në fraksionin e dytë, zikaltërit përmbysën rezultatin me golin e Pasalic në minutën e 56-të dhe autogolin e Toure në minutën e 60-të.
Kështu Atalanta mban vendin e dytë me 25 pikë, po aq sa edhe Napoli kryesues.