-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha publikon videon: Arrestimi i Çyrbes dëshmon se mandati i Ramës është produkt i krimit të organizuar

Kryesoret

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë Lulzim Basha në rrjetin e tij social facebook ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama në të cilën ai mohon lidhjet me krimin.

Basha në atë video ka bashkangjitur edhe faktet e reja të zbuluara nga dosja e SPAK për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.

“Ndarja e politikës me krimin ka qenë dhe mbetet një nga prioritet kryesore për Shqipërinë. Kemi denoncuar me forcë dhe me fakte lidhet e Edi Ramës me krimin e organizuar, tashmë të faktuar nga dosje të njëpasnjëshme që tregojnë se bandat i dhanë pushtetin Edi Ramës, ndërsa Edi Rama vendosi pushtetin në shërbim të bandave. Arrestimi i Jurgis Çyrbes dëshmoi, brenda dhe jashtë vendit, se edhe mandati personal i Edi Ramës në Durrës ishte produkt i krimit të organizuar. Kjo aleancë e qelbur mes krimit dhe politikës ka shënuar degradimin e rendit dhe sigurisë në vendin tonë, duke e bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm. Një pushtet që i shërben bandave në vend që t’iu shërbej qytetarëve, nuk i duhet as dreqit”, shkruan Basha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit