Lideri i opozitës Edi Rama në fjalën e tij në tubim akuzoi qeverinë e Edi Ramës dhe drejtësinë e kontrolluar nga influenca e George Soros. Berisha u shpreh se drejtësia është e manipuluar dhe se politikanë të opozitës po ndëshkohen padrejtësisht.
Fjalimi i Berishës:
Të dashur miq, me gjithë këtë shërbim, sot në vend të një dekorate për shërbimet që i bëri vendit, ai është në qelitë e burgut Fier për një vepër penale që nuk e ka kryer kurrë, për një akt kriminal që nuk e ka kryer kurrë nga një drejtësi kriminale që instaloi në Shqipëri Edi Rama me Xhorxh Sorosin dhe mafien e tin ndërkombëtare.
Me këtë drejtësi për të cilën, mos harroni kurrë, për herë të parë në historinë e një vendi ish-ambasadori, Donald Lu protestonte me megafon para parlamentit me të paguarit e Xhorxh Sorosit kundër opozitës për të votuar ligjet e saj.
Po tjetër, ftoj çdo qytetar të pyesë: cila është vepra penale, cila është akuza për ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit , Ilir Meta, që banditë, kriminelë e rërmbyen, i zunë pusi, e zvarritën, e goditën në mes të rrugës para gjithë shqiptarëve vetëm e vetëm se kryebanditi i vendit, kryekrimineli do të marrë me çdo kusht mandatin e katërt, të mbrohet nga krimet e mëdha që ka kryer.
Të dashur miq, pyeteni veten, gjeni akuzën mbi të cilën u zvarrit Ilir Meta për të cilën iu zu pritë, u godit nga narkobanditë me uniformë?
Ajo nuk ekziston askund, nuk ekziston në asnjë dokument, sepse ai është dënuar për verbëri dhe urrejtje politike. Ai është burgosur pa asnjë vepër penale si në asnjë vend tjetër të botës, përveç në Shqipërinë.
Nga Alen Bragët, Letisja Xhonsonit e Xhorxh Sorosit në Tiranë. Nga kjo farë e poshtër e shpifur që s’kanë ligje e as Kushtetutë. Nga këta mjeranë si Altin Dumani, mercenarë që mburren korridoreve se janë prokurori amerikan.
Amerikan, por je i Xhorxh Sorosit o horr, o llum!
Dhe fatmirësisht, mos mendo se do të ketë forcë në botë të të mbrojë ty, as Edi Ramën. Jo, jo, sepse keni kryer krime të shëmtuar. Keni përdhosur ligje dhe Kushtetutë!