Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Londrës. Gjatë një sulmi me thikë në një treg në Walworth një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur. Ndërsa policia ka arrestuar një person të dyshuar në të 60-at.
Komandanti Peter Stevens i Policisë Metropolitane ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka theksuar se hetimet janë në fazë të hershme, megjithatë ky sulm nuk është vlerësuar si terrorist.
Një dëshmitar, i quajtur Siraj, 46 vjeç, i cili ishte pranë vendngjarjes, ka shprehur për Daily Mail shqetësimin e tij për sigurinë, duke thënë se ky incident e ka bërë të ndihet i pasigurt për dërgimin e fëmijëve të tij në shkollë.