Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Panaja.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.