Një fluturim i Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër pasi një pasagjer u konfirmua i vdekur në bord.
The Mirror shkruan se fluturimi nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit , u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.
Ndërsa ekuipazhet e urgjencës mbërritën në avion pas uljes por edhe pas ndihmës së parë, pasagjeri nuk ka mundur të shpëtojë. Ende nuk dihet mosha dhe shtetësia e pasagjerit.