-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq rikthehet në Itali, mbyllen shkollat dhe universitetet

Kryesoret

Moti i keq do të rikthehet në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta. Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të kuq për Siçilinë lindore deri në mesnatën e së martës së 12 nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet parashikojnë një skenar rreziku të lartë hidrogjeologjik dhe hidraulik, ndërsa shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me ambientet sportive, varrezat, parqet komunale dhe tregjet.

Në Katania është vendosur edhe ndalimi i lëvizjes në rrugët komunale për automjete me dy rrota, biçikleta dhe motoçikleta. Gjithashtu është mbyllur dhe universiteti dhe mësimi do të jepet online në internet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit