Kombëtarja shqiptare po kalon një moment të vështirë pasi në ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainë mungojnë katër lojëtarë të rëndësishëm.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj nuk do të jenë pjesë e grupit për dy ndeshjet e Nëntorit.
Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Udinese-s, ndërsa Bare dhe Kumbulla ishin të dëmtuar dhe pas komunikimit të stafit mjekësor të Kombëtares me klubet përkatëse është vendosur që futbollistët të vazhdojnë rikuperimin. Gjithashtu Rey Manaj pas testeve mjekësore u zbulua se nuk mund të rikuperohet në kohë.
Trajneri Silvinjo pas mungesës së katër lojëtarëve ka vendosur të grumbullojë për dy ndeshjet e Nëntorit Adrian Bajramin, Jon Mersinajn dhe Arbnor Mujën. Lojtarët pritet të bashkohen me kuqezinjtë gjatë të martës për të nisur stërvitjen.









