-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD propozon ndryshime në rregullore e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’

Kryesoret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar një ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarojë nëse ka përdorur aplikacionin “SKY ECC ose ENCROCHAT”.

Ky propozim erdhi nga grupi i Partisë Demokratike pasi nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese evropiane, ka rezultuar se 16 mijë përdorues shqiptarë përdorin aplikacionet e enkriptuara SKY ECC dhe ENCROCHAT.

“Hetimet kanë zbardhur komunikimet e një deputeti të Partisë Socialiste me grupe dhe eksponentë të krimit të organizuar. Nga të dhënat e përftuara nga këto komunikime ka rezultuar se eksponentë të krimit të organizuar kanë ndërhyrë në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste për të përcaktuar pozicionin e këtij deputeti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe për të siguruar vota në bashkitë Durrës dhe Shijak, me qëllim zgjedhjen e tij. Deputeti nga ana e tij ka siguruar të dhëna sekrete dhe ka ndërhyrë në organet e drejtësisë me qëllim favorizimin dhe moskapjen e eksponentëve të krimit të organizuar”- thuhet në relacionin shoqërues.

Në propozimin që mban firmën e Gazment Bardhit, argumentohet se nga burime të ndryshme mediatike janë hedhur dyshime serioze se rezultojnë komunikime edhe të deputetëve të tjerë me eksponentë të krimit të organizuar, për kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit