-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-‘I thash ‘vëlla’ se jam nga Vlora’! Biznesmeni i ‘Sterilizimit’: Vila e Beqajt në Itali? S’e di

Kryesoret

Biznesmeni Ilir Rrapaj dëshmoi në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it. I pyetur nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi, ai u shpreh se me Klodian Rrjepajn është njohur në vitin 2014 në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare.

Albana Vokshi: E njihni Klodian Rrjepajn? Kur e keni takuar për herë të parë?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nga afër në një aktivitet të organizuar nga qeveria shqiptare viti 2013, 2014

Albana Vokshi: Keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Absolutisht jo.

Albana Vokshi: Nuk njiheshit, por përdornit terma fratelo…

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Ne jemi nga Vlora. “Vlla” merr kuptimin që nga kërcënimi, nuk po e interpretoj, deri në një likuidim rutinë i pararendjes se një konteksti me të cilin vijon biseda.

Keni patur akses në dokumentacionin e SPAK. Meqë nuk kisha kohë të bëja edhe unë replikën time, po ju them se emailet ishin në kuadër të një punë zyrtare nga shoqata që përfaqësoja.

Albana Vokshi: E njihnit Ilir Beqajn?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Kam njohjen kush ishte si personazh publik. Nuk kemi pasur miqësi.

Albana Vokshi: Nuk e keni ndihmuar ministrin të kurohej në një nga spitalet e Italisë?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jo s’kam qenë, më vjen keq që s’kam qenë. Nuk kam lidhje

Albana Vokshi: Keni dijeni për një shtëpi që ka blerë Beqaj në Itali?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Çfarë dijenie duhet të kem? S’kam.

LIVE-Biznesmeni i ‘Sterilizimit’: Si e njoha Ramën, Beqajn dhe Rrjepajn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit