-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Biznesmeni i ‘Sterilizimit’: Si e njoha Ramën, Beqajn dhe Rrjepajn

Kryesoret

Ditën e sotme në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi dëshmoi Ilir Rrapaj, biznesmeni i që fitoi koncesionin e sterilizimit. Ai u shoqërua me pranga në duar në kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë në komisionin hetimor të shëndetësisë. Biznesmeni u pyet për njohjen me kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-zv/ ministrin Klodian Rrjepaj.

LIVE-Koncesioni i Sterilizimit, nis dëshminë biznesmeni Ilir Rrapaj

Pjesë nga dëshmia e Ilir Rrapajt

Albana Vokshi: A njihni Klodian Rrjepaj?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Deri gusht 2023, kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. Tani kemi 15 muaj në të njëjtën rezidencë, mund të them e njoh. Por fjala mik ka koncept të veçantë. Të kesh mik është diçka e rrallë. Unë kam bindjen se ky term është i abuzuar. Unë nuk kam pasur asnjëlloj miqësie me këtë person.

Albana Vokshi: Pra nuk e njihnit nga afër?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jo.

Albana Vokshi: Këta kanë pasur njohje se janë nga i njëjti vend, por nuk kan qenë miq.

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nuk e njoh, nuk e kam njohur në atë periudhë. Vijmë nga shkolla të ndryshme, nga i njëjti qytet, por nuk njihemi dhe e kam takuar pas 20 vitesh.

Albana Vokshi: Kur e keni takuar zotin Rrjepaj?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë nga afër në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve. Diku nga 2013 diçka e tillë. E kam takuar nëpërmjet personave të tjerë.

Albana Vokshi: A keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Absolutisht jo.

Albana Vokshi: Si jeni vënë në dijeni për koncesionin e sterilizimit?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jam vënë në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me një ortak tjetër kishin vendosur të merrnin pjesë në garë.

Albana Vokshi: A e njihni Edi Ramën?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Ramën e kam njohur në atë aktivitet që e kryesonte kryeministri tek pallati i Kongreseve. Ky është momenti i parë. Nuk kam biseduar me kryeministrin, thjeshtë kam qenë pjesë e delegacionit që ishin në Umbria.

Albana Vokshi: Sa herë keni komunikuar me Ilir Beqajn, ministrin e kohës të shëndetësisë?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Në kujtesën time kanë qenë një ose dy takime të gjitha në funksion dhe të mbuluara totalisht nga rrjedhojat që lindin nga akordi kuadër dhe vetëm institucionale, asgjë tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit