Marjana Koçeku ka njoftuar se është takuar në Tiranë me eurodeputeten franceze Emma Fourreau, e cila ka mbërritur në Shqipëri për të mbështetur protestën.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku tha se në fokus të bisedës ishin mbrojtja e mjedisit, angazhimi qytetar dhe përgjegjësia e institucioneve për ruajtjen e natyrës.
REAGIMI
Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.
Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.
Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.
Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht.









