Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për nismën rajonale “Ballkani i Hapur”, marrëdhënien e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Serbia, Rama ka deklaruar se kundërshtitë ndaj kësaj nisme, sipas tij, kanë ardhur kryesisht për shkak të figurave politike që e mbështetën atë dhe jo nga vetë ideja e bashkëpunimit rajonal.
“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye – se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, tha Rama për Euronews Serbia.









