Donald Trump pasi rimori Shtëpinë e Bardhë premtoi një goditje masive ndaj emigrantëve të jashtëligjshëm në SHBA. Mbështetësit e Trump presin gjatë mandatit të tij të dytë që republikani të zbatojë këtë program duke mobilizuar ushtrinë dhe të shtojë policë kufitarë sidomos në pikën kufitare me Meksikën.
Një operacion deponimi po e kërkon Trump do të kërkonte rritjen e numrit të policëve dhe gjyqtarë çka bie ndesh me parimet e djathta të republikanit për një administratë me më pak nëpunës.
Trump planifikon të përdorë një ligj si ai i vitit 1798 i njohur si Akti i Armikut të huaj. Ky ligj është përdorur vetëm kundër emigrantëve japonez, gjerman dhe italian në luftën e parë dhe të dytë dhe godiste vetëm njerëzit që vinin nga regjimet që ishin shkaktar për luftën.
Qendra Brennan i ka bërë thirrje kongresit të shfuqizojë këtë ligj pasi dyshohet se Trump mund të dëbojë emigrantët edhe pa gjyq.
George Fishman një ish zyrtar i Trump në Departamentin e Brendshëm, tha se administrata Trump duhet të provojë që emigrantët janë dërguar nga një vend i huaj.