Koncesionari para komisionit hetimor. Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, biznesmeni Ilir Rrapaj është paraqitur në Kuvend për të raportuar në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit në Shëndetësi.
Biznesmeni, i arrestuar që në Gusht të 2023 është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për mashtrim me pasoja të rënda, në dosjen e koncensionit të “Sterilizimit”, të cilin e fitoi me kompaninë Saniservis.
40% të aksioneve të kompanisë Saniservis dhe 2 shoqëri të tjera tregtare nën administrimin e Ilir Rrapajt, njëra prej tyre në Kosovë, u sekuestruan nga gjykata me kërkesë të SPAK.









