Një grup turistësh ka ngjitur Majën e Çipinit në Bolenë të Vlorës, duke e shndërruar këtë aventurë në një moment të veçantë për ekoturizmin shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet me dron nga kjo eksperiencë, duke theksuar bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe emocionet e atyre që sfidojnë natyrën për të zbuluar perlat e vendit. Ai ka uruar një javë të mbarë për të gjithë, duke promovuar turizmin dhe sfidat e bukura ekoturistike të vendit.









