Në një samit mes liderëve myslimanë dhe arabë princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman ka dënuar veprimet e Izraelit.
Princi i ka quajtur veprimet e Izraelit si gjenocid kundër palestinezëve të Gaza.
Objektivi kryesor për këtë samit ishte përmirësimi i lidhjeve midis rivalëve Riad dhe Teheran dhe u përdorën paralajmërimet kundër Izraelit për të bërë bashkë këta.
Liderët në samit dënuan gjithashtu sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër stafit dhe objekteve të OKB-së në Gaza.
Në qendër të vëmendjes në këtë samit është dhe rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Nga udhëheqësit arab dhe të Gjirit Persik figura e Trump duket më favorizuese se Joe Biden për stabilitetin e rajonit, por gjatë mandatit të parë për Trump historia është e përzier në Lindjen e Mesme.
Trump kënaqi Izraelin duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të saj dhe zemëroi botën myslimane.
Por në këtë të kaluar të Trump arabët dhe persët kujtojnë që ai siguroi “Marrëveshjen e Abrahamit” në vitin 2020 ku Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku vendosën marrëveshje të mira diplomatike me Izraelin dhe Sudanin.