-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: PD dërgon në SPAK deputetin e Ramës, Anduel Tahiraj

Kryesoret

Koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën Klevis Balliu në një deklaratë për mediat ka shprehur se një deputetit i Edi Ramës është dërguar në SPAK. Balliu thotë se së bashku me emisionin “Piranjat” kanë denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës Anduel Tahiraj.

Ai thekson se “Anduel Tahiraj akuzohet për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre”.

Balliu shprehte se partia demokratike ka denoncuar gjatë gjithë këtyre viteve afera të pafundme korruptive, të cilët janë arsyeja themelore e varfërisë.

“Këto vjedhje bëhen të mundura nga kapja e drejtësisë nga Rama, që garanton mbrojtjen e parave të zhvatura nga pushtetarët hajdutë. Për njerëzit e partisë ka arrestime sa për shoë ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit. Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje. Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?”, u shpreh Balliu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit