Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në tubimin ndaj mbështetësve të tij u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve nëpërmjet sondazheve të financuara nga propaganda qeverisëse.
Berisha u shpreh se nuk duhet që ti besojnë sondazheve, zgjedhjet në SHBA treguan se 1 miliardë dollarë për sondazhe ishin mashtrime.
“O servilë, historia do u dënojë për mashtrimin që u bëni shqiptarëve.
Po në cilin vend të lirë mund të jenë të lirë 5 liderë të opozitës të burgosur me dëshmitarë të rremë dhe fallco?
Miqtë e mi, me lutjen time, sapo të shihni sondazhin e parë të tyre, kthejeni kokën.
Çfarë treguan zgjedhjet në SHBA? 1 miliard dollarë sondazhe, 1 miliard dollarë mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Mashtrime që ngrihen gjer në nivel krimi sepse synojnë t’u shpëlajnë trurin, t’i keqorientojnë qytetarët.
Ndaj dhe po dëgjuat sondazh, menjëherë kujtoni qindra e qindra sondazhe në SHBA që nxirrnin fitimtare Kamala Harrisin dhe të humbur dhe të stërhumbur Donald Trampin.
T’i lëmë ata në mashtrimet e tyre”, tha Berisha.