-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-‘Ti dhe shefi yt 2 metra hajdut, ju uroj suksese’! -Ilir Beqja mban peng komisionin

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është dëshmitari i radhës i thirrur në Komisionin Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up. Beqaj është në burg i akuzuar për shpërdorim të fondeve të SASPAC dhe gjithashtu nën hetim me masë “detyrim paraqitje” për “Sterilizimin”. Në lidhje me “Sterilizimin”, Prokuroria ka ngritur veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” ndaj Beqajt lidhur me procedurat e dhënies së koncesionit me vlerë 100 milionë Euro, në vitin 2015. Prej më shumë se një orë nuk ka dëshmi, por debat procedural pasi Beqja kërkon që dëshminë ta shoqërojë me prezantim powerpoint.

Pjesë nga debati;

Ilir Beqja: Ju thatë se prezantimin mund ta bëni në gjykatë dhe po ju thatë se kjo dëshmi bazohet tek Kodi i Procedurës penale dhe në atë gjykatë që thatë ju, të lejojnë që ta bësh këtë prezantim.

Albana Vokshi: Këtu nuk jemi gjykatë apo prokurori. Këtu nuk keni as akuzë, jeni dëshmitar dhe për të shpjeguar cdo paqartësi që kanë deputetët. Më mirë kapërcejeni këtë ngërç sesa të ngeleni tek një prezantim që ligji nuk e lejon.

Kodi e ka qartësisht, deklaratë dhe jo prezantim. A doni të bëni deklaratë apo të vazhdojmë me pyetjet? Kodi i Procedurës Penale nuk thotë prezantim me Power Point.

Elda Hoti: Ju uroj juve zoti Beqaj dhe hajdutit tuaj 2 metra suksese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit