-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Ushtarët e bandave kundër opozitës emërohen në krye të policisë

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi sot nga selia blu se narko-drejtori Ilir Proda  po bën konkurs fake për drejtuesit e qarqeve, që sipas tij janë ushtarë të bandave dhe po emërohen në emër të krimit, kundër opozitës.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Një pyetje për narkodrejtorin  Ilir Proda, a ekziston një përgjim ambient i SHISH ku zotëria juaj ishit nëndrejtor i policisë në një qark, dhe që e disponon DISK.

A ju shpëtoi famëkeqi Ardi Veliu nga ky skandal dhe nga burgu dhe pse ju shpëtoi.

Vetë caktimi i Neritan Nallbatit si kryetar komisioni është një tregues tjetër se krimi po i emëron drejtorët e policisë.

Neritan Nallbati është i shkarkuar nga ish-ministri socialist Igli Toska në vitin 2004, si ushtar i hakmarrjes për drejtësi, me akuzën, ‘implikim në trafik dhe krim të organizuar’.

Ju kujtoj shqiptarëve se, Neritan Nallbati, ishte drejtor i policisë së Xibrakës, në kohën kur laboratori i XIbrakës lulëzonte në Elbasan.

E gjithë policia po përgatitet nga dyshja Proda-Nallbati që të bjerë në duart e krimit të organizuar.

Konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut.

Nuk ka asnjë konkurs, asnjë garë, por vetëm emërime me porosi dhe shpërblim të Ilir Prodës dhe Ardi Veliut, të njerëzve që nuk do u hapin telashe në partneritetin që kanë me bandat, që do të ndajnë fitimet me ta dhe që do të luftojnë opozitën në protesta dhe zgjedhje.

I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.

Në vend të Balës të Operacionalja do të vijë një tjetër ushtar i bandës në pushtet, Loard Sallaku, shefi i Komisariatit nr 2, i cili përveçse i lidhur me krimin ngarkohet me detyrën e lartë edhe si favor për Irena Gjokën, gjyqtaren me shumë mbiemra. Bashkëshortja e Sallakut është sekretare e Gjokës në GJKKO.

Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje.

Drejtorët e policive në Korçë dhe Gjirokastër, Erion Ahmeti dhe Elidon Çela janë po ashtu ushtarë të Ardi Veliut, një prej sekserëve kryesorë të bandave kriminale në vend.

Policia është plot me të ngjashmit e këtyre, në poste kryesore, duke filluar nga Uljan Shpataraku, që kur ishte drejtor i Operacionales bënte edhe rolin e badigardit të Elvis Martinajt.

Sule Cara, mik i afërt i Drejtorit të bandave në Polici, por edhe kushëri me Ylli Carën, një person me precedentë kriminalë.

Është po ‘Cara i krimit’ që i ka dhënë para drejtorit Proda për të blerë shtëpinë. Janë shënuar si hua në deklaratën e pasurisë, por ju vetëm mund ta imagjinoni se sa dhe si do të kthehet ky borxh.

Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit.

Për t’i shërbyer bandave, të cilët bashkë me policët e tij të korruptuar do të luftojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të manipulojnë votat dhe shtrëngojnë dhe kërcënojnë zgjedhësit për të mbajtur në pushtet, me hir dhe pahir “narko-Partinë” e Edi Ramës.

Çdo emërim i këtyre narko-policëve në krye të qarqeve dhe policëve të ndershëm të Policisë së Shtetit është një kërcënim për rendin publik dhe shtetin vetë.

Partia Demokratike ka vetëm një mesazh: lidhjet e krimit me policinë dhe qeverinë do të ndërpriten dhe të gjithë vepruesit dhe përfituesit e kësaj skeme do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar.

Komisioni parlamentar i së Vërtetës dhe qeveria teknike, për të shkëputur policët dhe qeveritarët nga krimi dhe këtë të fundit nga zgjedhjet, janë detyra jonë patriotike dhe do të bëhen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit