Kryeministri Edi Rama me anë të postimit në rrjetin e tij social ka treguar se është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Rama dhe Aliyev kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.
Rama shprehet se për këtë janë kryer disa studime paraprake dhe do të nisë punë për projektin e detajuar inxhinierik.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama.