Një sherr nga ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku tre të rinj kanë plagosur me thikë një 16-vjeçar. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia arrestoi dy të rinjtë, ku njëri ishte i njohur për të tilla ngjarje.
16-vjeçari i plagosur ka thënë në dëshminë e tij se tre të rinjtë po vinin me makinë dhe po hidhnin fjalë fyese më pas njëri e ka dëmtuar atë në fytyrë.
“Sa dola nga shkolla dhe do ikja në shtëpi. Më vijnë me makinë tre persona, të cilët po hidhnin fjalë fyese e më pas dy prej tyre dolën dhe më sulmuan. Ishte Rei që nxori thikën dhe unë u mundova të mbrohesha por arriti të më dëmtonte në fytyrë. Në atë moment, ata hipën në makinë dhe u larguan menjëherë kurse unë shkova në marketi afër shkollës dhe kërkova ndihmë”, ka thënë 16 vjeçari.
Ndërsa disa dëshmitarë të ngjarjes kanë dhënë disa detaje ku njëra nga kalimtaret ka parë edhe targën e makinës së autorëve, që më pas ua ka dhënë policisë.
“Sapo kishte mbaruar mësimi, kur erdhi një nxënës që po mbante dorën në fytyrë por gjaku vazhdonte ti rridhte. Na kërkoi kartopeceta dhe u ul tek trotuari. I dhamë ujë për ta qetësuar dhe brenda pak minutash ambulanca e mori. Një kalimtare e rastësishme kishte parë targën e makinës së autorëve dhe ja dha policisë. Dëgjuam nga nxënësit e tjerë që konflikti kishte ndodhur kot, pa asnjë motiv”, kanë dhënë disa nga dëshmitarët e ngjarjes.
Sherri mes të rinjve, arrestohen dy personat, policia jep detajet