Një shqiptar është arrestuar në Angli pasi u kap duke shpërndarë drogë në rrugët e Sleaford.
Shqiptari i identifikuar si Olsi Gjurra u shpall fajtor për posedim kokaine, me qëllim shpërndarjen dhe tregtimin e saj.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në muajin maj u gjetën 127 qese me drogë dhe në telefon u kqyrën 800 mesazhe. 21-vjeçari shqiptar deklaroi se ishte viktimë e trafikimit dhe se po detyrohej që të shiste.