Gjatë javës territori shqiptar do të përfshihet nga reshje shiu, që do të fillojnë të mërkurën. Në zonat verilindore priten reshje dëbore dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave. Përmirësimi i kushteve të motit pritet të vijë të premten.
Të martën, vendi do të mbizotërohet nga vranësira të shpeshta, që do të shkaktojnë reshje shiu, kryesisht në zonat jugore dhe qendrore. Të mërkurën, vranësirat do të përfshijnë gjithë territorin, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.
Gjatë mëngjesit të enjtes, moti do të mbetet i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura që mund të sjellin edhe reshje shiu. Në zonat malore të verilindjes, priten reshje dëbore. Megjithatë, nga pasdite e së enjtes deri të premten, pritet përmirësimi i motit dhe intervale me kthjellime.