Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa sot në parlament ka përmendur burgosjen e Ervin Salianjit.
Zhupa tha se Salianjit iu bë padrejtësi dhe është në burg me kriminelët që kanë vjedhur. Ajo theksoi se Salianji është një njeri që nuk ka firmosur kurrë në jetën e vet, që s’ka bërë një aferë dhe që nuk i ka bërë dëm një njeriu.
“U fut në burg vetëm pse donit ju. E futët në burg vetëm pse iu bënte dëm në qarkun e Elbasanit. Një njeri, që e patë se në qarkun e Elbasanit po ndryshonte qasja e fushatës publike. Ju po mbani peng Shqipërinë. Ju po mbani peng parlamentin, po mbani peng këtë Komision. Kërkoni falje në emër të Grupit Parlamentar të PS-së, që na keni mohuar një të drejtë që na e njeh Kushtetuta dhe Rregullorja.”, tha Zhupa.