Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës në Kosovë, ku dy persona janë vrarë me të shtëna armë zjarri. Një person ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë më vonë në spital.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”. Në lidhje me rastin është një person i arrestuar, ka bërë të ditur Gashi.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.
Të shtëna me armë zjarri në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur