-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Rama, Dumani dhe Kraja po bllokojnë arrestimin e Benet Becit

Kryesoret

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu në një deklaratë për mediat u shpreh se Edi Rama, Altin Dumani dhe Arben Kraja po bllokojnë arrestimin e Benet Becit.

Balliu deklaroi se prokurori Dritan Prençi në hetimet ndaj Becit ka gjetur afera të mëdha korruptive, jo vetëm me kontratat me të shoqen e Vis Berberit, por me një seri rastesh të tjera.

“Njëri nga këto raste është për të cilën Prençi kishte firmosur dhe fletën e arrestit është ky që vijon:

Drejtorit të KESH ju kërkua të sponsorizojë me 850 mijë dollarë bursat në Harvard.

Dokumentet faktojnë se Beci pranoj të jepte shumën 850 mijë dollarë, por nga këto 500 mijë për bursa në Harvard, dhe 350 ti ndante me bashkëbiseduesin e tij.

Demarshi direkt i Arben Krajës me Dumanin dhe Edi Ramën, detyruan Dritan Prençin të anulojë urdhër-arrestin.”, tha Balliu.

Ai theksoi se “Partia Demokratike e denoncon këtë akt kriminal dhe provon dhe njëherë se Skapi funksionon si organizatë kriminale e kontrolluar nga Edi Rama. Partia Demokratike i kërkon Benet Becit të dorëzojë mandatin që ka marre nga klani mafioz Bajrat”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit