-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Zotimi absolut i PD të garantojë brenda qeverisjes së parë pension minimal 200 euro

Kryesoret

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në një postim në rrjetin e tij social facebook shprehet se kryeministri Edi Rama në çdo fushatë mashtron që do të rriten pensionet.

Bardhi thotë që Rama po përsërit veten sa herë që i duhen votat dhe ka 12 vite që po tallet me shtresën që meriton më shumë respekt.

“Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme. Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist. Kjo duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto. Askush nuk meriton më shumë respekt për sakrificën dhe punën e tyre sesa pensionistët tanë”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit