Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka nisur sërish dhe debatet po vijojnë.
Ndërsa ish ministri Ilir Beqaj ndodhet ende në Kuvend dhe po pret që të jap dëshminë e tij. Opozita kërkon në komision dëshminë e kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Nushit.
“Jemi të prerë, të qartë që do zbatojmë vetëm interesin publik. Jo 11 orë e 12 orë, po aq kohë sa të jetë e nevojshme për ta kthyer këtë komision në ligjshmëri. Edi Rama ka ardhur në këtë sallë dhe ka dhënë llogari, është përgjigjur edhe duke u shmangur, për aferën e inceneratorëve”, tha deputetja Ina Zhupa.